Tentojnë transportimin e kokainës

Tentojnë transportimin e kokainës

Autoritetet zvicerane kanë sekuestruar 12 kg kokainë, me vlerë prej 3 milionë euro.

Tre shtetas shqiptarë të moshës 23, 29 e 39 vjeç janë arrestuar dhe tani ndodhen në burgun e Bolzanos.

Ndalimi i shqiptarëve u bë në daljen e autostradës A22 që lidh Italinë me Zvicrën në afërsi të komunës Vipiteno, shkruan oraneës.tv.

Trafikantët udhëtonin me dy automjetet të ndryshme. Në njërin prej automjetëve ku udhëtonte shqiptari 23 vjeçar u gjetën 9 pako kokainë ndërsa në automjetin e dytë u gjet edhe një pako tjetër me kokainë e konfeksionuar me një çorap.

Shqiptari, 23 vjeçar është banues në Foggia të Italisë, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë rezidentë në Piza.

Dyshohet se kokaina trafikohej nga Hollanda. Të arrestuarit rrezikojnë nga 8 deri në 20 vite burg.