Arrestohen tre të dyshuar për vjedhjen e rrjetave të armaturës

Të dyshuarit janë të moshës 18-vjeç

Në Skenderaj, dje janë arrestuar tre persona të moshës 18-vjeç nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje”. Policia Rajonale e Mitrovicës ka bërë të ditur se hetuesit policorë në Skenderaj, pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar tre të dyshuarit.

“Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshimet e arsyeshme, ku dyshohet se tre të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të vjedhjes të raportuar një ditë më parë në Skenderaj, me ç’rast tre të dyshuarit në një vendpunishte private kishin vjedhur një sasi të rrjetave të armaturës.”, bëhet e ditur në komunikatë.

Pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedure të rregullt./21Media

Back to top button