Personi është intervistuar nga Policia

Personi është intervistuar nga Policia

Një person i moshës 17-vjeçare është arrestuar disa orë pasi në media u publikua një fotografi e sulmit ndaj një gruaje rome në sheshin e Ferizajt.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

“Është arrestuar i njëjti dhe do të dërgohet në mbajtje në bazë të Aktvendimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj” , ka thënë Hajdini.

Ky është sulmi i dytë ndaj gruas, pasi u denoncua në rrjetet sociale gabimisht se ajo po vidhte fëmijët./21Media