Arrestohet 25 vjeçari që vrau kolegun

Dyshohet se ai aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri shtetasin P.B. në prani të disa punonjësve

Ka përfunduar në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë, ku ka mbetu i vrarë shtetasi Petrit Biba nga Rubiku.

Policia lokale ka bërë të ditur se është arrestuar shtetasi Enderis Dodaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukê u bë ndalimi i shtetasit E.D, 25 vjeç, banues në Tiranë”, është bërë e ditur në njoftim.

Krimi ka ndodhur mbrëmjen e 8 shkurtit, ku 25 vjeçari Doda ka vrarë kolegun e punës pranë hidrocentralit.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

“Dyshohet se aksidentalisht ai ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë shtetasin P.B. ne prani të disa punonjësve të tjerë, qe po pushonin ne te njejtin ambjent”, ka bërë të ditur policia e Shkodrës

Materialet iu janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme, raporton Oranews.

Back to top button