Trafikonte një lloj lënde narkotike të rrallë

Trafikonte një lloj lënde narkotike të rrallë

Një 26-vjeçar shqiptar, punonjës i aeroportit të Mykonos u arrestua nga policia greke, pasi iu zbulua se trafikonte një lloj lënde narkotike të rrallë të quajtur ‘GBL’.

Policia e Aeroportit të Mykonos, sikurse raportojnë mediet greke shprehet se lënda narkotike e sekuestruar shkakton çrregullime mendore.

Shtetasit shqiptar të njohur me pseudonimin ‘Aleksandri shqiptar’ iu gjet rreth një litër lëndë narkotike ‘GBL’./oranews