Arrestohet aktori Shia LaBeouf

Kjo nuk është hera e parë që aktori ka probleme me ligjin

Pasditen e së shtunës është arrestuar aktori Shia Labeouf, për arsye të prishjes së rendit dhe qetësisë, dhe dehje në publik.

Ai është marrë në kujdestari në orën 4 pasdite, dhe është liruar pas pagimit të dëmshpërblimit prej 7 mijë dollarësh, shkuan BBC.

Policia ka bërë të ditur se ai i ishte afruar një polici duke kërkuar një cigare, dhe pasi që i ishte refuzuar, ai ishte bërë i dhunshëm dhe ka përdor fjalor të pa hijshëm.

Kjo nuk është hera e parë që aktori ka probleme me ligjin.

Ai është arrestuar edhe një herë në fillim të këtij viti, një herë në 2015-tën dhe një herë në vitin 2008.

Back to top button