Assange ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit

Assange ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit

Bashkëthemeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange është arrestuar sot në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

47-vjeçari u strehua në ambasadë shtatë vjet më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me një rast të sulmit seksual që është akuzuar, transmeton rtv21.tv.

Policia Metropolitane tha se ai ishte marrë në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Por WikiLeaks ka shkruar në Twitter se Ekuadori kishte vepruar në mënyrë të paligjshme në përfundimin e azilit politik të Assange siç e quajnë “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”./21Media