Nuk i ofroi ndihmë gruas

Nuk i ofroi ndihmë gruas

Dje është gjetur e vdekur një grua 44 vjeçare në Pejë.

Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku i vdekjes saj mund të jetë vdekje natyrale, të cilën përfundimisht do ta përcaktojë autopsia.

Megjithatë, policia ka arrestuar bashkëshortin e saj të dyshuarin me iniciale R.H. (1974), i cili është i dyshuar për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që i njëjti nuk i kishte ofruar ndihëm bashkëshortes së tij viktimës femër K-Rome, e cila më pas ka vdekur”, ka njoftuar sot policia përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media