Arrestohet burri që e detyroi gruan të abortojë me dhunë

Viktima ishte në muajin e pestë të shtatzënisë

Polica e Kosovës në Gjilan dje ka arrestuar një burrë pasi që i dyshuari me dhunë e ka detyruar gruan e tij të abortojë fëmijën në muajin e pestë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili  me anë të presionit, shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes ka detyruar bashkëshorten e tij, viktimën femër K/Shqiptare, tė abortoj fëmijën e saj me të cilin viktima ishte shtatzënë prej pesë muajve”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes./21Media 

Back to top button