Në shtëpi u gjetën drogë e armë

Në shtëpi u gjetën drogë e armë

Një çift nga Kalifornia është arrestuar nga policia pasi kishte mbyllur fëmijët në dy kafaze.

Policia e zbuloi këtë rast të premten, pasi kishin urdhër për të kontrolluar në shtëpi.

Aty gjetën drogë, armë dhe djemtë binjakë të mbyllur në kafaze.”Gjatë kontrollit u gjetën tri armë, municion, prova të një laboratori të vajit dhe dy djem të vegjël në kafaze të ndarë të modifikuar pranë njëri-tjetrit dhe të mbështetura në mur,” thuhet në deklaratën e policisë.

Policia arrestoi Ramon Zendejas, 25 vjeç dhe Mercadies Williams, 25 vjeçe për posedimin e armëve, rrezikimin e fëmijëve, mbajtjen e drogës dhe prodhimin e një substance.

Çifti thanë se i kishin mbyllur fëmijët 22 muajsh në kafaze që të mos ishin pranë gjërave të rrezikshme në shtëpi.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të mbahet seanca gjyqësore që do të japë dënimin për çiftin kalifornian./21Media

Image result for Ramon Zendejas Mercadies Williams