Arrestohet dy të dyshuar për shitje të narkotikëve

Policia ka sekuestruar marihuanë në sasi prej 26 kg e 371.3 gramë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Istog për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

“Patrulla e Stacionit Policor të Istogut, me 6 shkurt 2019, në një fshat të Istogut, ka identifikuar një veturë të dyshuar (me targa vendore), ku të njëjtën ka arritur ta ndalojë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë hasur tetë thasë të mbështjellë në të cilët dyshohej se kishte lëndë narkotike”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Më pas rastit i janë përgjigjur zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Pejë. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.

Të dyshuarit e arrestuar janë :

  1. K.                lindur në vitin 1990                m/sh/k
    D. S.                 lindur në vitin 1995                m/sh/k

Policia ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike të dyshuar si marihuanë në sasi prej 26 kg e 371.3 gramë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button