Arrestohet i dyshuari për sulmin në autobusin e Dortmundit

Shpërthimi që kishte cak autobusin e klubit futbollistik Borussia Dortmund la të lënduar qendër mbrojtësin Marc Bartra

Një 28 vjeçar është arrestuar i dyshuar për 3 eksplodime para ndeshjes në Ligën e Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Monacos me 11 prill.

Prokurori gjeneral i Gjermanisë ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit që ka vendosur eksplozivë në autobusin e klubit të Dortmundit, shkruan rtv21.tv.

Eksplodimi lëndoi spanjollin Marc Bartra dhe shtyu lojën për ditën tjetër. Autoritetet kanë arrestuar të dyshuarin që njihet vetëm si Sergei W, i cili është kapur sot në zonën Tuebingen./21Media

Back to top button