Deri më tani 6 persona të arrestuar

Deri më tani 6 persona të arrestuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar edhe personin e gjashtë të dyshuar për sulmin me thikë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

“Lidhur me rastin më 16.08.2019 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Policia dje ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar, si dhe dy të tjerë gjendeshin në arrati.

Të enjten orës 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë kishte ndodhur një rrahje ndërmjet disa personave, me ç’rast janë therur me thikë dy persona./21Media