Në kërkim edhe personi i katërt

Në kërkim edhe personi i katërt

Një person është plagosur sot rreth orës 12:43 në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë. Policia e Kosovës më herët njoftoi se është arrestuar një dyshuar për plagosjen. Më herët policia ka arrestuar një të dyushuar ndërkohë që i dyshuar është edhe i plagosuri.

Ndërsa tani Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar edhe personin e tretë.

“Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur që ta arrestoj edhe personin e tretë të dyshuar të rastit të plagosjes. Ndërsa jemi duke punuar intensivisht për arrestimin e personit të katërt të këtij incidenti me armë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë bëhet e ditur se personi i plagosur është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe është jashtë rrezikut për jetë./21Media