Arrestohet edukatorja që keqtrajtoi fëmijën 16 muajsh 

Edukatorja është dërguar në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas intervistimit edukatorja e kopshtit “Cambridge Kids”, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Me datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu në Prishtinë është iniciuar një rast Keqtrajtim i femijës. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar, e cila me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë për 21Media zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./21Media

Back to top button