Arrestohet guvernatori i Bankës Qendrore

Guvernatori i Bankës Qendrore të Letonisë, Ilmars Rimsevices u arrestua sot

Guvernatori i Bankës Qendrore të Letonisë, Ilmars Rimsevices u arrestua sot nga Zyra Kombëtare anti-korrupsion (KNAB), njoftuan sot mediat letoneze, një informacion i konfirmuar nga qeveria letoneze.

“Pas marrjes në pyetje që zgjati shtatë orë, zhvilluar në zyrat e KNAB-së në Riga, Ilmars Rimsevices u dërgua gjatë natës në një vend tjetër në praninë e avokatit të tij, Me Saulvedis Varpins dhe funksionarëve të KNAB-së, theksoi një gazetar i agjencisë së lajmeve BNS.

Zyra kombëtare antikorrupsion nuk ka preferuar të komentojë në lidhje me arrestimin e guvernatorit.

Arrestimi i tij u konfirmua nga kryeministri letonez, Maris Kucinskis.

“Për momentin, as unë si kryeministër, asnjë zyrtar tjetër nuk ka arsye të ndërhyjë në punën e KNAB-së. Zyra e KNAB) punon në mënyrë profesionale”, deklaroi kryeministri.

“Kur KNAB do ta gjykojë të mundur të japë informacione shtesë për publikun, do ta bëjë”, shtoi ai duke nënvizuar se qeveria kishte besim të plotë në punën e saj dhe se ishte e gatshme ta mbështeste.

Back to top button