Arrestohet pas 4 ditësh

Arrestohet pas 4 ditësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar në Prizren i dyshuari i cili më 4 qershor derisa kishte qenë në trajtim mjekësor në QKUK ishte arratisur.

I dyshuari pas procedurave është dërguar në vuajtje dënimi në Burgun e Dubravës pasi është i dënuar dhe atje kishte qenë duke e vuajtur dënimin.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës kishte arrestuar dy gardianë, pasi që të njëjtit dyshohet se i kishin ndihmuar personin të arratisej nga burgu./21Media