Arrestohet i dyshuari i 7-të për falsifikim diplomash

Operacioni ishte zhvilluar në disa qytete të Kosovës muajin e kaluar

Edhe një person tjetër është arrestuar në lidhje me dyshimet për falsifikim të diplomave të shkollave të mesme dhe të shkollave profesionale.

Me të shkon në 7 numri i të arrestuarve pas një aksioni të Policisë dhe Prokurorisë së Prizrenit të ndërmarrë kundër një grupi falsifikatorësh. Operacioni ishte zhvilluar në disa qytete të Kosovës muajin e kaluar.

Prokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, e ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit të 7-të.

“Sot kemi arrestuar personin e shtatë pas 6 të dyshuarve që janë arrestuar kohë më parë”, tha Kryeziu për kallxo.com.

Muajin e kaluar, Prokuroria e Prizrenit kishte nisur një aksion në disa qytete të Kosovës kundër një grupi të dyshuar për falsifikim të diplomave të shkollave të mesme dhe të shkollave profesionale.

Operacioni ishte udhëhequr nga prokurori Petrit Kryeziu. /kallxo

Back to top button