Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit

Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit

Policia e Rajonit të Gjilanit ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e mbrëmshme në fshatin Bresalc.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, tregoi se i dyshuari kryesor për vrasje të rëndë, L.U. është arrestuar sot, ndërkohë që vëllai i tij, i dyshuari Sh.U., ishte arrestuar mbrëmë.

Mbrëmë rreth orës 23:00 Policia e Rajonit të Gjilanit është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit për një person me plagë nga arma e zjarrit.

Përkundër përpjekjeve, personeli mjekësor vetëm ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë ka treguar se njësitë rajonale të hetimeve i janë përgjigjur  rastit bashkë me prokurorin e shtetit.

Në bazë të hetimeve preliminare  që janë  zhvilluar  lidhur me këtë  ngjarje është kuptuar  se ngjarja kishte ndodhur  tek  vendi  quajtur  “Tek Lapidari” në fshatin Bresalc.

Lidhur me këtë ngjrjeje janë ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore, si intervistat  me dëshmitarë  si dhe është  kërkuar edhe i dyshuari  kryesor L. U. në shtëpinë e tij , por i njëjti nuk është  gjetur aty.

Në oborrin e shtëpisë së tij është sekuestruar automjeti i llojit  Mercedes, të cilin e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari.

Lidhur me këtë ngjarje mbrëmë është arrestuar Sh.U. , vëllai i  të dyshuarit  kryesor L.U./kallxo.com