I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë, pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe punës intensive në terren, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin me inicialet F.J., lidhur me rastin e dhunimit të të miturit tek “Ura e Gurit” në Prizren.

“I dyshuari, është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 7, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

Për të njëjtin, pritet që të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit./21Media