Pas një muaji e gjysmë, kapet i arratisuri nga paraburgimi

Pas një muaji e gjysmë, kapet i arratisuri nga paraburgimi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari i cili që një kohë ishte arratisur nga Qendra e Paraburgimit.

I dyshuar është arrestuar dje rreth orës 16:00 në Ferizaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me datë 15.07.2019 është liruar për vikend nga Qendra Korrektuese Edukative dhe nuk ishte kthyer më”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Njësiti policor, të dyshuarin e ka dërguar në vuajtje të dënimit./21Media