"Bon bon-i" i Era Istrefit e fut në telashe, ja çfarë thotë këngëtarja për këtë

“Bon bon-i” i Era Istrefit e fut në telashe, ja çfarë thotë këngëtarja për këtë

Si shumë vajza adoleshente, Maedeh Hojabri dëshiron të vallëzojë në dhomën e saj, të filmon veten dhe ta postoj në Instagram.

Por Maedeh Hojabri jetonë në Iran, ku femrat nuk e kanë të lejuar vallëzimin në publik. 19 vjeçarja është arrestuar në maj dhe faqja e saj e Instagramit është mbyllur duke lënë 600,000 ndjekësit e saj të çuditur me largimin, përcjell rtv21.tv.

Të marten është bërë e njohur nëpër televizione ku disa prej ndjekësve të saj e njohën Hojabri në një imazh në një shfaqe televizive të quajtur “Wrong Path”. “ Aty me ose pa presion ajo e ka pranuar duke qarë se vallëzimi është krim dhe se familja e saj nuk ishin në dijni për postimet e saj në Instagram me këngë si Bonbon nga Era Istrefi.

Që prej rrëfimit televizivë të Hojabrit një numër i madh i iranianëve kanë postuar në faqen e tyre të Instagramit duke vallëzuar në shenjë proteste ose me fotografi të Maedeh duke kërkuar lirimin e saj.

Instagrami është i vetmi aplikacion i perëndimit i cili nuk është i ndaluar në Iran. Me këto kundërshtime të ligjit në këtë rrjet iranianët po paralajmërohen që do të bllokohet edhe ky rrejt social, i cili për momentin ka 24 milion përdorues.

Për rastin e iranianes në faqen e Instagramit ka postuar edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi, duke thënë që kjo është padrejtë dhe se Maedeh duhet të lirohet. Postimi i Hojabri që i ka sjell burgimin është bërë duke vallzuar me këngën e njohur të Istrefit Bonbon./21Media