Edhe më tutje në arrati ndodhet vëllai i Kreshnikut, Kastrioti

Edhe më tutje në arrati ndodhet vëllai i Kreshnikut, Kastrioti

Pas tri vitesh në arrati, është arrestuar në Kosovë Kreshnik S., i dyshuar si njëri ndër udhëheqësit e portalit për distribuim ilegal të filmave, Kinox.to.

Edhe më tutje në arrati ndodhet vëllai i Kreshnikut, Kastrioti, shkruajnë sot mediat gjermane dhe asutriake, të cilat i japin hapësirë të madhe këtij lajmi.

Kreshniku 24-vjeçar është arrestuar që në muajin qershor, në Prishtinë, ka bërë të ditur një zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme të Dresdenit, Gjermani. Ai me këtë njoftim e ka konfirmuar lajmin e publikuar fillimisht në gazetën “Handelsblatt”./21Media