“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne"

“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne”

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi është arrestuar nga autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta e njohur zvicerane “20 minutes”, e cila ka raportuar se Loredana është arrestuar nën dyshimin se ka shkaktuar dëm material ndaj një çifti zviceran, Valaisian Petra Z (52) dhe Hans * (53).

Loredana dyshohet  për mashtrim në vlerë të 700 mijë frangave, ndërsa vëllai i saj për 200 mijë franga, raporton  “20 minutes”.

“Më kanë mashtruar, më kanë kërcënuar”, ka thënë Petra Z.  Në pranverën e vitit 2018, Petra Z ka bërë ankesë në polici për Loredanën dhe vëllain e saj. Akuza ndaj vëllait të Loredanës nuk është shqyrtuar me arsye se pagesa është bërë në mënyrë vullnetare.

Tani çifti zviceran posedojnë fakte, përmes së cilave provojnë transaksionet e kryera në llogari të Loredanës.

“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë që ne si njerëz të zakonshëm kemi punuar shumë për to. Për shkak të saj kam dashur ta vrasë veten”,
ka thënë Petra Z./21Media