Është arrestuar nga autoritetet suedeze

Është arrestuar nga autoritetet suedeze

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se sot është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren. “I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim./21Media