Qe 1 vit e 7 muaj ishte në arrati

Qe 1 vit e 7 muaj ishte në arrati

Hetuesit policorë të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, dje kanë arritur që të identifikojnë edhe personin e dytë me inicialet M.G. i cili ka qenë në arrati dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale të grabitjes në bashkëpunim me një person tjetër i cili është arrestuar më herët.

“Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale të Ferizajt.

Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç) dhe tani i arrestuari M.G. 20 vjeçar, më datën 17.04.2018, rreth orës 21:00, në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Ferizaj në filialën e Money Gram, të maskuar dhe nën kërcënim të armëve kanë grabitur rreth 8 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur.

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë./21Media