Arrestohet një 60 vjeçar, dyshohet se e përdhunoi një të mitur

E mitura është me aftësi të kufizuara

Një 60 vjeçar është arrestuar në Lezhë të Shqipërisë me akuzën e rëndë se ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara.

Për këtë arsye u prangos në flagrancë shtetasi me iniciale V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qënë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

Ai do të gjykohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi I mjetit në gjendje të dehur”./vizionplus

Back to top button