Arrestohet një i dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve

Është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, arrestoi një të dyshuar për veprat penale ’mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘ shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

“Në fshatin Tomoc- Istog, Sektori Rajonal i Hetimeve së bashku me NJRSH-nga Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë kanë realizuar urdhëresën duke kryer kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse tek i dyshuari ( H.Sh. i lindur në vitin 1963)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të personi i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar:

Nje pistoletë artizanal pa numër serik 

Një  pistoletë e gazit nr.EV 18080245

Një karikator me tetë fishek të gazit

Tre fishek 7.62x25mm

Një gëzhojë 7.62×39

Fishek  gjuetisë kal.16 mm

Dhjetë fishek të gazit dhe dhjetë të shkrepur të gazit

Pushkë e modifikuar nr.02478 nga  10 –she  në të gjuetisë

Një pushkë 9031098 e modifikuar 20-she

Dhjetë  pjesë të mekanizmave të armëve 

Tridhjet e dy gëzhoja 7.62.x39mm

Tetë fishkë për pushkë gjuetisë kal. 16 mm

Pesë fishekë të pistoletës

Tetë fishekë për pushkë te gjuetisë kal. 16mm

Tridhjet e katër gëzhoja gazi 

Një kuti me diabolla për pushkë ajrore

Dhjetë gëzhoja për pushkë gjueti kal.16mm dhe një fishek

Njezet fishekë për pushke gjueti kal.20mm dhe një gëzhojë 20mm

Një predhe e fishekut

Një pushkë ajrore hansan stricker 

Një palë dylbi optike hansar për armë me nr.ser.3-9X42EG.

I dyshuari me urdhër të Prokurorit ndalohet në dhomat e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./21Media

Back to top button