Arrestohet një i dyshuar për xhirimin e stadiumit

I arrestuari gjatë një koncerti po xhironte hapësirën e objektit

Një shtetas holandez, i njohur për autoritetet e këtij vendi si person me prirje radikale, është arrestuar kur ishte vërejtur duke xhiruar hapësirën para stadiumit “Philips” në Eindhoven, njëri nga më të mëdhenjtë në Holandë, transmeton AP.

Burri i moshës 29-vjeçare është arrestuar derisa në stadium po mbahej koncerti i këngëtarit të muzikës pop Gus Mejuvis.

Agjencia shkruan se arrestimi ka ndodhur disa javë pasi një sulmues me bombë kishte vrarë 22 persona në fund të koncertit, të cilin në Mançester e mbajti këngëtarja amerikane Ariana Grande.

Back to top button