Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Ndalohet për 48 orë

Dje në Dragash është arrestuar një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘grabitje’. Siç raporton policia, i dyshuari ishte përfshirë në një rast që ka ndodhur më 20 shkurt në fshatin Bellobrad të Dragashit.

“I dyshuari përmes përdorimit të forcës e ka sulmuar viktimën me një mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime serioze trupore, ku ka arritur qe t’ia marrë viktimës një shumë të parave.”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button