Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

I arrestuari është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, i cili ishte i dënuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin A. B. i lindur me 1988, m/k/sh, i cili është i dënuar për këtë vepër penaleI dyshuari ka edhe tri (3), urdhër arreste të lëshuara nga e njëjta gjykatë, të cilat do të procedohen më vonë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë, për vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button