Arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”

Mbrëmë Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” kanë arrestuar një 25 vjeçar.
Policia njofton se gjatë kontrollit të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perëndimor, udhëtari me iniciale B.Z viti i lindjes (1996) ka prezantuar pasaportën e Kosovës në të cilën në faqen (08) ishte i vendosur lejeqendrimi i një shteti tjetër.
Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyre mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se lejeqëndrimi i prezantuar mund të jet i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit.
Bazuar në dyshimet e ngritura se dokumenti mund të jetë i falsifikuar, rasti është përcjellur për procedura të mëtejme tek njësiti i hetimeve për kompletim./21Media

Back to top button