Kishte inskenuar rastin e grabitjes

Kishte inskenuar rastin e grabitjes

Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin V.F. 28 vjeç, me dyshimin e bazuar se i njejti, me qëllim kishte inskenuar rastin e grabitjes.

Siç njofton Policia e Kosovës në Ferizaj, i dyshuari V.F.  me 19.4.2019, kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes në fshatin Gërlicë duke deklaruar se nga dy persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënim të armëve të ftohta-thika, kanë ndalur automjetin e tij dhe i kanë marrë 50 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës, si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vetë ai me qëllim se raportimi i këtij rasti do t’i ndihmonte për kërkim të azilit jashtë vendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.