Arrestohet një person për kanosje të një zyrtari policor

Kanosja ka ndodhur gjatë kohës kur zyrtari ka qenë jashtë detyrës së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prishtinë është arrestuar një person, i cili ka kanosur zyrtarin policor gjatë kohës kur ishte jashtë orarit të punës.

“Ka qenë jashtë detyrës zyrtare” , ka konfirmuar policia.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /21Media 

Back to top button