Edhe dy të dyshuar në kërkim

Edhe dy të dyshuar në kërkim

Një person është plagosur sot rreth orës 12:43 në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë. Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një dyshuar për plagosjen.

“Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe pas një pune intensive operativo-hetimore është arrestuar 1 (një) person i dyshuar dhe është në kërkim të 2 (dy) personave të tjerë të involvuar në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë, po ashtu edhe personi i plagosur i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë bëhet e ditur se personi i plagosur është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe është jashtë rrezikut për jetë./21Media