Në kërkim dy të tjerë

Në kërkim dy të tjerë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë. Sipas policisë ka ndodhur më 22 gusht të vitit 2019 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë

“Operacioni policor është realizuar në Prishtinë, ku policia ka arrit të identifikoj tre personat e dyshuar të përfshirë në rast dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në dy lokacione.
Në njërën prej lokacioneve policia ka arrit që gjejë dhe të arrestoj personin e dyshuar: A.T, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po ashtu bën të ditur se personi i dyshuar me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë në kërkim të dy personave të tjerë, që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast./21Media