Arrestohet 29 vjeçari

Arrestohet 29 vjeçari

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo – hetimore në bashkëpunim edhe me njësi tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe me datë 14.08.2019 kanë arrestuar te dyshuarin me iniciale L.R. i lindur në vitin 1990.

I dyshuari tashmë i arrestuar, është i dyshuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Kanosje” dhe “Dhunë në familje”. Po ashtu me datë 25.07.2019, në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, është i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I njëjti ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prokuroria Themelore Pejë, me ç’rast janë lëshuar urdhër arrestet për arrestimin e tij.

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale 4 (katër) qese plasmasi ngjyrë e kaltër të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë”.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh./21Media