Arrestohet një person për vrasjen në shtator

I dyshuari u arrestua në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person si të dyshuar për vrasje e cila ka ndodhur në shtator. Sipas policisë, arrestimi është bërë në Istog me urdhëresë të Gjykatës themelore në Pejë.

“Bastisja është bërë në pronat e personit të dyshuar, meqë hetimet kanë çuar tek dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprën penale të ‘Vrasjes së rëndë’ e cila ka ndodhur në muajin shtator 2018, viktimë e së cilit rast është shtetasi sh/k. A.D. (1989). Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë ’.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari në bazë të aktvendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button