Arrestohet një person që nuk i dha ndihmë të moshuarit

Policia identifikon një shofer nga video incizimet

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka arrestuar një person, me akuzën se nuk i ka ofruar ndihmë të moshuarit që vdiq në rrugë para disa ditësh.

Sipas policisë, pas pamjeve nga një video që qarkulloi në internet, është identifikuar një shofer i kamionetës dhe është arrestuar.

“Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në bazë të shënimeve dhe video inçizimeve të marra me rastin e personit të vdekur më datë 01.07.2017, ku viktima ka vdekur në rrugë, dhe shihet se disa automjete vetëm kanë vazhduar rrugën dhe nuk i kanë ofruar ndihmë personit të sëmurë-shtrirë në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale.

Sipas policisë, personi i identifikuar është thirrur për intervistë dhe në konsultim me prokurorin e çështjes i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nën prezencën e mbrojtësit të tij personal dhe ai akuzohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.

“Në bazë të nenit 191 të KPRK, të njëjtit nga ana e prokurorit të shtetit iu ka lëshuar vendimi mbi ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet më tutje në njoftimin e Policisë Rajlonale të Gjilanit./21Media

Back to top button