I caktohet masa e ndalimit

I caktohet masa e ndalimit

Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dje kanë arrestuar një zyrtar policor me inicialet F.Sh dhe një shtetase shqiptare me iniciale D.K, me dyshimet e kryerjes së veprës penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”

“Si rezultat i këtyre veprimeve të përbashkëta hetimore dhe duke aplikuar edhe masat e fshehta, në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje (08.06.2018) në Gjilan është bërë ekzekutimi i urdhëresës së lëshuar nga gjykata për simulim të veprës penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, me ç’rast është arrestuar zyrtari policor F.Sh me dyshimin se ka kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” si dhe të dyshuarën D.K shtetase e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Inspektoriatit Policor.

Të njëjtëve me vendim të Prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjithashtu, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart./21Media