Policia bastisi shtëpinë e të dyshuarit

Policia bastisi shtëpinë e të dyshuarit

Një vrasje ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Suharekë, në rrugën e Reshtanit, ku mbeti i vdekur një person i moshës 35-vjeçare.

Nënkoloneli, Nexhmedin Krasniqi në një konferencë të jashtëzakonshme për media konfirmoi se për vrasjen e këtij personi është arrestuar një i dyshuar, rreshter i Policisë së Kosovë nga rajoni i Prizrenit.

Krasniqi tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme ndaj të dyshuarit dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë, shkruan rtv21.tv.

Viktima J.A nga fshati Mushtisht është gjetur i vrarë në një kazino.

Ndërkaq, për rastin e dytë të vrasjes në Suharekë, policia bëri të ditur se ndërlidhet me një mosmarrëveshje për pronën mes vëllezërve.

Trupat e pajetë janë dërguar Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media