Arrestohet një polic

Tenoti të fusë drogë në burg

Një punonjës policie në burgun e Sarandës bie në pranga pas tentativës për të futur drogë në qeli.

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:40, në ambientet e IEVP Sarandë, shtetasi Besmir Duka, duke qenë me shërbim në këto ambiente, dyshohet se ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si “Heroinë.

Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të shtetasit:

B.D, 30 vjeç, banues në fahatin Kopacez, Delvinë, me detyrë – Punonjës Policie në IEVP Sarandë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Back to top button