I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit ka arrestuar personin me inicialet D.Sh., shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit Shqiptar për dyshimin se ai ka kryer krime lufte, kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj.

Në komunikatën e dërguar për media, PSRK, ka njoftuar se Personi në fjalë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, tani është dërguar në mbajtje për 48 orë. /21Media