Arrestohet një zyrtar policor

Dyshohet për veprën penale “Shantazh”

Një zyrtar policor i stacionit në Gjilan është arrestuar nga Inspektoriati Policor nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor (e paraparë në nenin 188 të Kodit Penal të Kosovës). Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Po ashtu policia njofton se i njëjti punonjës i Policisë së Kosovës edhe është suspenduar deri në përfundim të procedurës hetimore./21Media

Back to top button