Ministrja e Punëve të Brendshme tha se ai u arrestua për "qëllime hetimore"

Ministrja e Punëve të Brendshme tha se ai u arrestua për “qëllime hetimore”

Një person që besohet të ketë lidhje të afërta me bashkëthemeluesin e Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar derisa po përpiqej të largohej nga Ekuadori, thotë Ministria e Punëve të Brendshme e këtij shteti.

Ministrja e Punëve të Brendshme, María Paula Romo nuk ka treguar identitetin e tij, por tha se ai ishte arrestuar për “qëllime hetimore”.

Një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti i tha Associated Press se personi i arrestuar është Ola Bini, një zhvillues suedez i softuerit.

Arrestimi i tij vjen vetëm pak orë pasi Assange u arrestua në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

“Një person i afërt me Wikileaks, i cili jeton në Ekuador, u arrestua këtë pasdite, kur po përgatitej për të udhëtuar në Japoni”, tha Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë të lëshuar në orët e vona të së enjtes.