Arrestohet pasi e sulmoi personin në Gjykatë

Sulmuesi është dërguar në mbajtje

Personi me inicialet SH.P ka sulmuar personin tjetër me inicialet N.P në Gjykatën Themelore në Pejë. Në lidhje me rastin personi me inicialet SH.P është arrestuar nga policia.

“Me datën 22.06.2017 rreth ores 10:15 në Gjykatën Themelore në Pejë, ishte në zhvillim seanca dëgjimore, saktësishtë pas përfundimit të procesit, ka ndodhur një rast i cilësuar si sulm.Gajtë zhvillimit të këtij procesi gjyqësor, i tërë procesi ishte i siguruar nga pjestarët e Policisë së Kosovës. Një person i dyshimt me inicialet Sh.P.(1993), është arrestuar për shkak të veprës së sulmit ndaj të pandehurit N.P.(1962)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Policia në ketë rast ka reaguar shumë shpejtë dhe ka arrestuar të dyshimtin, i cili është shoqëruar në stacionin policor Pejë, dhe ndaj tij janë ndërmarrë masat e nevojshme ligjore

“.Me vendim të prokurorit shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë deri në kompletimin e rastit, pasi që është e nevojshme të intervistohet edhe N.P. i cili gjindet në Burgun e Dubravës. Rasti do të procedohet pas kompletimit në Prokurori”, thuhët në njoftim./21Media

Back to top button