I dyshuari u zbulua përmes kamerave

I dyshuari u zbulua përmes kamerave

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje rreth orës 12:00 në stacionin e autobusëve në Prishtinë pasi i njëjti kishte përvetësuar një portofol të humbur me plot para.

I arrestuari nuk e kishte raportuar rastin.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka gjetur portofolin i cili i kishte humbur viktimës në të cilin kishte para rreth 1570 €, dhe nuk e kishte raportuar askund”, thuhet në raportine policisë.

I dyshuari është zbuluar përmes kamerave të sigurisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media