Arrestohet pasi hyri me dhunë në shtëpi për t’i parë fëmijët

Rasti ka ndodhur në Gjilan

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në rajonin e Gjilanit, pas tentimit për t’i parë fëmijët e tij.

Sipas policisë, i dyshuari ishte në procedurë të shkurorëzimit me gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili ishte në procedurë shkurorëzimi me gruan e tije, shkon dhe hynë me dhunë në shtëpinë e prindërve të gruas për ti vizituar fëmijët e tij”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Nuk bëhet e ditur dita kur ka ndodhur rasti, ndërkohë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /21Media 

Back to top button