Arrestohet pasi kërcenoi babain

28 vjeçari kërcenon të atin me thikë

Agjentë të policisë së Fierit kanë arrestuar sot në mëngjes një 28-vjeçar nën akuzën e kanosjes së babait të tij.

Sipas një njoftimi për media nga drejtoria lokale e policisë, në pranga ka rënë shtetasi A.H, i cili me një thikë ka kanosur të atin, shtetasin me inicialet M.H, 54 vjeç.

Sipas burimeve, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e ftohtë, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale “dhunë në familje”.

Back to top button