Dhunë në familje

Dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjeton.

Rrahja kishte ndodhur në natën e 20 shtatorit, ndërsa policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar më 24 shtator.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare, me të cilën është duke bashkëjetuar”, ka konfirmuar policia.

Nuk raportohet për të lënduar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media